VIDEO | Perla e Barellës përmbys Veronën, Interi ngjitet në krye

schedule19:55 - 9 Nëntor, 2019

schedule 19:55 - 9 Nëntor, 2019

Fitore e vështirë por emocionuese për Interin. Zikaltrit përmbysën disavantazhin e pjesës së parë kundër Veronës dhe arritën të sigurojnë tre pikë të rëndësishme për objektivin titull.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen me anë të Valerio Verre në minutën e 19-të. Zaccagni “vodhi” një penallti dhe Verre nuk gaboi përballë Handanovic. Rrahmani me shokë rezistuan në pjesën e parë, por nuk ia dolën të frenonin Interin në 45 minutat e dyta.

Matias Vecino rindezi shpresat e përmbysjes në minutën e 65-të. Mesfushori latin goditi bukur me kokë pas një krosimi të Lazaros dhe barazoi sfidën. Conte urdhëroi lojtarët të hidheshin në sulm dhe goli i fitores erdhi 7 minuta nga fundi.

Nicolo Barella lëshoi një goditje fantastike drejt portës dhe dërgoi tifozët në ekstazë. Kohë nuk pati më Veronën për të reaguar, ndërsa Interi renditet përkohësisht i pari në Serie A me 31 pikë të mbledhura në 12 javë kampionat. /abcnews.al

Inter – Verona 2-1
(Vecino 65′, Barella 83′ / Verre (pen) 19′)