Everton e nisi më mirë se kurrë sezonin e ri në Premier League, por tashmë është rikthyer të jetë një skuadër normale. Skuadra e Ancelotit nuk ka ditur të fitojë që nga barazimi 2-2 ndaj Liverpool dhe sot regjistroi humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj Sauthampton javën e shkuar.
Newcastle triumfoi pastër me shifrat 2-0 falë dygolëshin së Callum Wilson. Sulmuesi shënoi fillimisht me penallti në minutën e 56-të e më pas dyfishoi në të 84-tën. Everton u mundua të reagojë e të krijojë raste në portën e bardhezinjve dhe gjeti golin me sulmuesin e momentit, Calvert-Lewin në shtesë.
Nuk kishte më kohë për të rikuperuar dhe djemtë nga “Merseyside” largohen pa pikë nga “St Jame’s Parc”. Me rezultatet e regjistruara së fundmi, Everton i lë kreun rivalëve të qytetit, Liverpool dhe vetë renditet i dyti me 13 pikë, tre më pak se skuadra e Klop. /abcnews.al
Premier League, Java 7
Newcastle-Everton 2-1
Shënues: Wilson 56’ (p) 84’, Calvert-Lewin 90+1’

