Një pikë e grumbullimit të skrapit është përsfhirë nga flakët mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Elbasanit, në Katund të Ri.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndëkaq, zjarri ka rënë në momentin kur punëtorët kanë qenë duke prerë hekura. Dyshohet se një sasi vaji aty pranë është bërë shkak i flakëve. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale./abcnews.al