VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në Fier, shkak një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit

schedule11:32 - 15 Maj, 2024

schedule 11:32 - 15 Maj, 2024

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në lagjen “Kastriot” në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve të informacionit shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit para mjetit. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë sapo ka parë tymin e krijuar nga shkëndija elektrike.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, policia dhe grupi i ekspertëve.

Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh. /abcnews.al