Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga pamjet shihet se makina ka marrë flakë në ecje. Ndërkohë në vendin e ngajrjes ka mbarritur policia si dhe zjarrfikësja. Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Famirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një defekti të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Sot , me datë 14.02.2020, rreth orës 13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H, ka marrë flakë në lëvizje.
Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit.
Sherbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al