Përballja Bayern Munich dhe Barcelona në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League ishte një nga sfidat më të luftuara.
Kjo përballje përfundoi në favorin e gjermanëve me shifrat 2-0, por një detaj interesant është vënë re në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”.
Në minutat e fundit të takimit kamerat kryesore kanë fokusuar tifozët, teksa njëri prej tyre ishte shqiptar, pasi mbante në kokë një qeleshe.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë në rrjetet sociale, teksa është përlqyer nga publiku.
/f.a/abvnews.al