Janë publikuar pamje tronditëse të humbjes së penalltisë nga kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, në mbrëmjen e së martës ku zikaltërit u eliminuan pas goditjeve të penalltive nga Atletico Madrid.
Inter humbi tre penallti, por ajo që ra më shumë në sy ishte e Lautaro Martinez, pasi argjentinasi e çoi në “qiellin e shtatë” topin.
Pamje nga “TNT Sports” tregojnë se terreni rreth pikës së penalltisë nuk ishte i rregullt, pra nuk ishte stabil. Në momentin që Lautaro është afruar të godasë topin, pjesa e penalltisë ka lëvizur duke bërë të mundur që topi të ngrihej nga toka dhe precizioni i goditjes të humbte totalisht.
Kjo duket qartë dhe pas goditjes, ku Lautaro kthehet dhe sheh pikën e bardhë të penalltisë i dëshpëruar, pasi e kuptoi në moment problemin e fushës./h.ll/abcnews.al