VIDEO/ “Penalltia e Cristiano Ronaldos duhej të anulohej”

schedule13:41 - 25 Nëntor, 2022

schedule 13:41 - 25 Nëntor, 2022

Gjyqtari i njohur Mike Dean, i cili i dha fund karrierës, ka komentuar momentin pas të cilit Cristiano Ronaldo fitoi një penallti në ndeshjen Portugali-Gana.

“Më pëlqen të mbështes gjyqtarët në vendimet e tyre. Por vendime të tilla nuk mund të mbështeten. Penalltia duhej të anulohej. Shpjegimi i vetëm që kam është se VAR nuk po shfaqte saktë këndet për shkak të defekteve teknike. Ndodh ndonjëherë në Angli”, tha Dean për beIN Sports.

Më herët, trajneri i kombëtares së Ganës, Otto Addo, tha se arbitri caktoi penallti vetëm për shkak të Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë se skuadra portugeze mundi Ganën me rezultat 3:2. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!