Raundi i katërt i FA Cup vuri dy herë përballë Tottenhamin dhe Southamptonin, pasi sfida e parë mes tyre u mbyll e barabartë me rezultatin 1-1. Sot në “Tottenham Stadium”, të besuarit e Mourinhos ia dolën të fitonin me rezultatin spektakolar, 3-2, duke avancuar në raundin e pestë të Kupës më të vjetër në botë.
Southampton bëri një ndeshje të madhe dhe arriti të qëndrojë në lojë deri në minutat e fundit, madje në minutën e 74-ët, ishin ata që kishin epërsinë, duke kryesuar 1-2.
Megjithatë, Lucas Moura barazoi shumë shpejt dhe në minutat e fundit, Son fiton një penallti, të cilën e shndërron vetë në gol. Pas 180 minutash, të besuarit e Mourinhos më në fund ia dalin të thyejën Southamptonin dhe të avancojnë në raundin e pestë të FA Cup./abcnews.al
Super Sonny from the spot.
That ball from Dele, though ?#EmiratesFACup @SpursOfficial pic.twitter.com/CtBZbqAZfl
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 5, 2020