Real Madrid kohët e fundit ka marrë penallti të shumta në favor, ndërkohë që ndonjëherë VAR nuk është përdorur për të parë ndonjë rast kundër tyre. Kjo ka shkaktuar polemika në La Liga.
Gjithsesi në Spanjë nuk kanë probleme vetëm në elitë, pasi edhe në Segunda merren vendime absurde. Një penallti për të qeshur është akorduar për Real Zaragoza, në ndeshjen e djeshme kundër Real Oviedo.
Gjithçka ndodhi në minutat shtesë, kur miqtë kryesonin 1-4 dhe ai vendim normalisht nuk donte kishte ndikim në rezultat. Por të akordosh penallti, kur sulmuesi shkel mbrojtësin dhe duke e parë rastin në VAR, pa asnjë dyshim që është një barsoletë. /abcnews.al
https://twitter.com/edgarNL_95/status/1282431389913288710?s=20