Ferencvaros po luan në Zvicër duelin e parë të fazës “play-off” të Champions League. Kampionët e Hungarisë po përballen me Young Boys, sfidë që ka nisur e zjarrtë dhe spektakolare.
Miqtë, pjesë e të cilëve është edhe Myrto Uzuni, kaluan në avantazh me anë të Franck Boli (14′), por vendasit barazuan dy minuta më pas falë golit të Meschack Elia.
https://streamable.com/w6n34x
Ferencvaros fitoi një penallti në minutën e 25-të, moment që solli largimin me të kuq të Silvan Hefti. Kampionët e Zvicrës me dhjetë lojtarë, teksa Uzuni mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.
https://streamable.com/ul6wmc
Goditja e lojtarit të kombëtares shqiptare u ndal në shtyllë, Aissa Laidouni përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë, por arbitri falë ndihmës së VAR-it e anuloi për faull. Rezultati vazhdon të jetë 1-1. /abcnews.al
https://streamable.com/d94yia