VIDEO/ Penallti e humbur dhe sherr, debutim për t’u harruar për Higuain

schedule11:15 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:15 - 28 Shtator, 2020

Debutim për t’u harruar për Gonzalo Higuain në MLS. “El Pipita” u largua nga Juventusi dhe zgjodhi të vijonte karrierën tek Inter Miami, klub që ka David Beckham si president.

Ekipi i sulmuesit argjentinas u mposht 3-0 në fushën e Philadelphia Union. Higuan pati një shans të artë për të rihapur takimin në minutën e 77-të, teksa kishte humbur dy raste të pastra më parë.

Rezultati ishte 2-0 për vendasit, penallti për Interin, por Higuain dështon të dërgojë topin në rrjetë. Philadelphia realizoi edhe një gol tjetër, duke siguruar tre pikët pas triumfit me “tris”.

Në këtë takim nuk mungoi as tensioni. Kundërshtarët u tallën me bomberin latin pas humbjes së penalltisë dhe ky i fundit nuk i mbajti nervat. Një grindje nisi në fushën e blertë dhe 32-vjeçari rrezikoi të ndëshkohej me të kuqe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!