Muajin e kaluar u bë zyrtare largimi i Vedat Muriqit drejt Lazios. Ish-sulmuesi i Fenerbahces kaloi në Serie A pas një sezoni të shkëlqyer në kampionatin turk, ku arriti të shënojë plot 15 gola. Sigurisht që gjigjandi turk nuk mund të mos ta zëvendësonte vendin e lënë bosh nga lojtari i përfaqësueses kosovare dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i sulmuesit të ri.
Bëhet fjalë për veteranin Papiss Cisse, i cili është lojtari më i ri i Fenerbahces. Klubi turk e konfirmoi afrimin e tij në një mënyrë unike, përmes një video në “Twitter”. Ata kanë zgjedhur një pjesë nga një film i vjetër turk, ku një familje pret ardhjen e djalit nga emigrimi.
Ailemize hoş geldin! ?? pic.twitter.com/TRQHTLy5YB
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 1, 2020
Ai në fund vjen me një aeroplan të vogël, i cili përplaset me murin e shtëpisë. Pikërisht piloti në këtë rast është Cisse, i cili pritet me padurim nga tifozët e Fenerit. Kujtojmë që Cisse e njeh shumë mirë kampionatin turk, pasi në dy sezonet e fundit 35-vjeçari senegalez ka luajtur me Alanyaspor, kun ë 58 ndeshje ka shënuar 38 gola. /abcnews.al