Fitorja ndaj Brazilit është emocioni më i bukur që mund të përjetojnë tifozët e Argjentinës, që më tepër nëse bëhet fjalë për trofe dhe ndeshja zhvillohet në fushën e “armiqve”. Rivaliteti mes dy kombëtareve latine është gjithmonë në nivelet e larta.
Goli i Angel Di Maria vendosi finalen e Kupës së Amerikës, kombëtarja albiceleste u rikthye të fitojë një kupë pas plot 28 viteve dhe në rrugët e Buenos Aires dhe gjithë Argjentinës nisi festa e madhe.
https://streamable.com/w8wm9r
Të gjithë në lot gëzimi, teksa më i lumtur se kurrë u shfaq Leo Messi, i cili ia doli më në fund të fitojë diçka me skuadrën kombëtare. Tepër emocionuese edhe video e Pablo Giralt, komentatorit të njohur argjentinas.
Pablo po transmetonte ndeshjen në radio. Momentet e fundit të supersfidës ishin drithëruese, siç dallohet në video. Çlirim i madh sapo arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes, me Pablon që nuk arrin t’i përmbajë lotët.
Lionel Messi hugs Claudio Tapia; the President of the Argentine Football Association (AFA) pic.twitter.com/PxhbTgfTAc
— infosfcb (@infosfcb) July 11, 2021
Në Amerikën Latine janë të çmendur pas lojës më të bukur në planet, të cilën e përjetojnë me një pasion unik. Në lot edhe Claudio Tapia (presidenti i Federatës, AFA), i cili nuk u përmbajt gjatë përqafimit me Leo Messin, kapitenin dhe yllin e Argjentinës. /abcnews.al