VIDEO | Pasiguri e Strakoshës, Young kalon Interin në avantazh!

schedule21:40 / 16/02/2020

Pjesa e parë mes Lazios dhe Interit, është mbyllur me avantazhin e zikaltërve, 0-1. Një gol nga Ashley Young në minutën e 44-ët, bëri diferencën në pjesën e parë të lojës.

Një kundërsulm i Interit, i nisur pikërisht nga Ashley Young, konkretizohet me gol. Topi shkon në të djathtë te Candreva, i cili gjuan nga jashtë zone.

E djathta e tij, ishte qendrore, por Strakosha nuk arrin dot ta kontrollojë topin ose ta largojë në një pozicion më pak të rrezikshëm, duke ia rikthyer topin në këmbë Young, me anglezin që shënon një gol shumë të bukur./abcnews.al

Serie A, java 24

Lazio – Inter  0-1
Young 44′

schedule21:40 / 16/02/2020