VIDEO/ Pasagjerët sherr ‘prej flokësh’ në aeroplan, shkaku lidhet me maskën

schedule14:20 - 9 Tetor, 2020

schedule 14:20 - 9 Tetor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një aeroplan në SHBA. Sipas“Independent”, dy persona janë rrahur, pasi njëri prej tyre kishte refuzuar të mbante maskën.

Ndërkohë një nga pasagjerët ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, ku shihet një person duke e kapur për flokësh një tjetër, ndërsa pasagjerët tjerë mundohen të ndajnë ata.

Personi më i ri dëgjohet duke sharë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit tentojnë t’i ndajnë ata.

Sipas pasagjeres Rylie Lansford, që e ka postuar videon në Instagram, e gjitha ka nisur pasi një nga pasgjerët kishte refuzuar të mbante maskën pasi e kishte një mburojë të fytyrës. Kur i ishte thënë nga ekuipazhi i aeroplanit se duhet të mbajë maskën dhe të mbulojnë hundën e gojën, ai refuzoi të bënte këtë.

Ndërkohë një person që ishte prapa tij lloi të bërtiste se Covidi është gjithandej. Ata kishin nisur të bërtisnin, kështu që nisi te rrahja.

“Derisa pasagjeri po largohej nga aeroplani, ai pati një zënkë me një pasagjer tjetër. U ftua forcat e rendit për të asistuar. Agjencia kërkon nga gjithë konsumatorët që të mbajnë maskat gjatë gjithë kohës”, është thënë Agjencia. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!