VIDEO/ Pas tetë ditësh, gjendet një mace e gjallë në ndërtesën që digjej

schedule11:34 - 2 Mars, 2024

schedule 11:34 - 2 Mars, 2024

Zjarrfikësit në Valencia mezi u besonin syve kur gjetën një mace të gjallë në flakët e një ndërtese që u dogj tetë ditë më parë.

Macja Coco është kthyer me pronaren e saj Andrea Rubio, i cili tashmë kishte hequr dorë nga shpresa për të gjetur kafshën e saj të dashur pas zjarrit që vrau dhjetë njerëz dhe dhjetëra kafshë shtëpiake.

“E vogla ime e gjorë”, thotë 32-vjeçarja në një video të përqafuar me Coco, të publikuar nga policia lokale.

Partneri i Andreas i tha Reuters se zjarrfikësit e gjetën atë në katin e trembëdhjetë, dy kate mbi banesën e tyre, ë një pjesë të padëmtuar të ndërtesës.

Çifti e çoi te veterineri, i cili doli në përfundimin se macja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse kishte marrë shumë tym në mushkri.

Zjarri vdekjeprurës, i cili u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, shpërtheu më 22 shkurt në lagjen e pasur El Campanar. Më shumë se 150 të mbijetuar janë strehuar përkohësisht në banesa sociale derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!