“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar sërish çështjen e dhunës ndaj kafshëve.
Një javë më parë pamë se çfarë ndodhte në vendstrehimin e qenve në Pogradec, ndërsa këtë javë pamë atë se çfarë ndodh në Elbasan.
Është e njëjta panoramë, e njëjta histori, kafshët dhunohen dhe lihen për ditë të tëra pa ushqim.
Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është se kafshët në Elbasan jepen falas dhe pa asnjë procedurë, pa pyetur aspak se kush është personi që do të adoptojë qenin.
/Abcnews.al/