Luhet Cagliari-Milan dhe Zlatan Ibrahimovic u rikthye sot për herë të parë pas 57 ditësh si titullar dhe e bëri këtë në mënyrën më të mirë, duke fituar një penallti dhe e shndërruar në gol.
Suedezi u pengua në zonë dhe arbitri akordoi menjëherë penallti, teksa këtë herë nuk ia la Kessie, por e mori vetë përsipër dhe nuk gaboi, duke shënuar golin e 11-të në Serie A për këtë sezon.
https://streamable.com/27rj8y
Milani nis në mënyrën më të mirë ndeshjen me Cagliarin, dhe me këtë rezultat shkëputet e vetme në krye dhe i tregon qartë Interit se do e ketë të vështirë përballë tyre. /abcnews.al