Copa America vijon garimin në fazën e grupeve dhe ekipet që kanë festuar janë Uruguai dhe Paraguai, që kanë mposhtur respektivisht Bolivinë dhe Kilin me rezultatet e pastra 2-0.
Kili, edhe pse e mbajti më shumë topin, pati probleme të shumta me Paraguain, sidomos në goditjet standarde. Goli i pari erdhi nga një goditje këndi, me Almiron që krosoi perfekt dhe Samudio me kokë nuk i ka asnjë shans portierit.
Në fillimin e pjesës së dytë Paraguai fitoi një penallti, që Almiron e ktheu në gol dhe “vulosi” fitoren e skuadrës së tij. Në ndeshjen tjetër Luis Suarez dhe Edinson Cavani ishin protagonistë të disa rasteve të humbura.
Uruguai shpërdori shumë, kurse goli i parë erdhi pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, kur Quinteros devijoi një top në portën e tij. Edinson Cavani ishte ai që shënoi golin e dytë për Uruguain, që mori tre pikët që e kualifikojnë në raundin tjetër, sikurse ka ndodhur edhe me Paraguain dhe Kilin që humbi. /abcnews.al