Video para goditjes nga treni, detaje të reja nga aksidenti hekurudhor në Itali

schedule23:31 - 5 Shtator, 2023

schedule 23:31 - 5 Shtator, 2023

Nje video e re e publikuar nga mediat Italiane e cila iu dorëzua autoriteteve nga familja e një prej 5 viktimave që humbën jetën nga aksidenti hekurudhor në Torino ka nxjerrë detaje të reja mbi aksidentin tragjik.

Kevin Lagana, njëri prej viktimave kishte xhiruar pak momente përpara ngjarjes një video ku dëgjohej një person që thotë se nëse dëgjoni fjalën “tren” largohuni menjëherë larg shinave.

Zëri i personit që thotë këtë frazë është zëri i Antonio Massa-s, një prej dy personave të mbijetuar të aksidentit që kishte rol përgjegjës në kantier.

Prokuroria e Torinos zbuloi më herët dyshumet e saj se Antoni Massa dhe Gibin të dy me rol përgjegjës në kantier kishin informacion mbi orarin e kalimit të trenave dhe ata duhet që të kishin lajmëruar punonjësit e tjerë që të largoheshin.

Videoja e publikuar nga njëri prej viktimave përpara aksidentit konfirmon kështu se dy përgjegjesit që i mbijetuan kësaj ngjarje ishin të informuar mbi lëvizjen e trenave.

Treni i cili përplasi për vdekje 5 punonjës të moshave nga 22 në 52 vjeç të enjten e kaluar në stacionin Brandizzo pranë Torinos po lëvizte me një shpejtësi prej 160 km./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!