VIDEO | Paqe në “San Siro”, Milani dhe Napoli ndajnë pikët

schedule20:02 - 23 Nëntor, 2019

schedule 20:02 - 23 Nëntor, 2019

Milani dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë në “San Siro”, pas barazimi 1-1. Edhe pse napolitanët kanë shumë probleme, kuqezintjë e Stefano Piolit nuk arritën të fitonin, madje u ndëshkuan të parët.

Në minutën e 24-ët, Lorenzo Insigne bën një super gjuajtje nga jashtë zone, duke e përplasur sferën në traversë. Topi i kthyer shkon në kokën e Hirving Lozano, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me Donnarummën e mposhtur.

Megjithatë, avantazhi i napolitanëve nuk do të zgjaste shumë, pasi 5 minuta më vonë, i rikthyeri Giacomo Bonnaventura shënon supergol. Mesfushori i Milanit merr një top në hyrje të zonës dhe gjuan fort me të djathtën, duke çuar shifrat në 1-1 dhe duke vendosur rezultatin final të sfidës./abcnews.al

Serie A, java 13

Milan – Napoli   1-1
Bonnaventura 29′ / Lozano 25′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!