U mbyll para pak çastesh ndeshja e javës së 22-të mes Botosani dhe CFR Cluj, teksa vendasit arritën të fitojnë me shifrat 2-1 dhe vendimtar këtë triumf ishte Enriko Papa.
https://youtu.be/6ESLKXcaD80
Ish-mesfushori i Tiranës mundi të shënojë me kokë, pas një goditje këndi në minutën e 31-të, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1. Gjashtë minuta më pas Papa ishte pranë golit të dytë të tij në këtë ndeshje.
https://youtu.be/96ARHIst6RE
Ai lëshoi një goditje rrafsh me tokën nga jashtë zone dhe goditi shtyllën. Fatmirësisht pranë ishte Mihail Roman, i cili e ktheu sferën drejt portës dhe tundi rrjetën. Ky ishte goli i parë i Papës në këtë sezon në kampionat. /abcnews.al