Enriko Papa i ka dhuruar fitoren Botosanit në Rumani me golin e tij. Ekipi ku luan edhe Realdo Fili, triumfoi 2-3 në fushën e Univ. Craiova, sfidë ku u regjistruan tre kartonë të kuq. Vendasit e mbyllën takimin me nëntë lojtarë, ndërsa Botosani me dhjetë.
Fili dhe Papa e nisën ndeshjen nga stoli. Sulmuesi fierak u fut në fushë në mesin e pjesës së parë, ndërsa 28-vjeçari nga Kuçova zbriti në fushën në minutën e 76-të, kur rezultatin ishte 2-2. Papës i mjaftuan 11 minuta për të gjetur golin e fitores.
https://streamable.com/yih2f1
Mesfushori ia doli të thyejë portierin vendas, duke gjetur golin e parë sezonal në kampionatin rumun. Botosani renditet në vend të pestë me 32 pikë dhe ndodhet gjashtë pikë larg vendit të tretë, që sjell kualifikimin në Conference League. /abcnews.al