Mes eventeve të shumta sportive të kësaj vere është edhe Turi i Francës, gara më e famshme e biçikletave në gjithë botën. Eventi madhor, ku marrin pjesë çiklistët më të mirë në botë sot bëri etapën Brest – Landerneau.
Kjo etapë nuk shkoi pa probleme për çiklistët, një pjesë e madhe e të cilëve u përfshinë në një aksident masiv. Tifozët ishin shumë afër dhe njëri prej tyre e nxori pankartën e tij në pjesën ku kalonin çiklistët, duke penguar njërin prej çiklistëve, që humbi kontrollin.
Idiotic fans at the side of the road wiping out riders Tour de France hopes. #clueless #tdf #TourDeFrance2021 #tourdefrance pic.twitter.com/i3iLu4vakf
— Bike Pure (@BikePure) June 26, 2021
Direkt pas tij u rrëzuan edhe dhjetëra të tjerë, duke krijuar një kaos në ato momente. Fatmirësisht të gjithë u çuan dhe nuk kishte probleme serioze për asnjërin prej tyre. Pas këtij incidenti gara vijoi normalisht. /abcnews.al
https://streamable.com/lh3b9p