Pasagjerët në një fluturim nga Bangkoku në Phuket të Tajlandës patën një surprizë të pakëndshme, kur panë një gjarpër brenda avionit. Në avionin e AirAsia Thailand, që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Don Mueang në Bangkok më 13 janar, një pasagjer vuri re praninë e zvarranikut në zonën e bagazheve.
Disa pasagjerë u larguan me shpejtësi nga vendet e tyre, ndërsa të tjerë filluan të filmonin incidentin e çuditshëm, që ka ndodhur më 13 janar. Më pas një stjuardesë u përpoq ta fuste në një shishe plastike por në fund arriti ta kapte me një qese plastike. Nuk dihet se si ka përfunduar gjarpri në avion.
/abcnews.al