VIDEO/ Panik e tmerr në fund të vitit, mijëra njerëz nisen drejt detit për të shpëtuar nga flakët

schedule09:05 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 09:05 - 31 Dhjetor, 2019

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi. / Rel