Dje u luajt West Ham-Fulham dhe në fund të ndeshjes u regjistrua një episod i rrallë e i vështirë për miqtë. Souce kaloi në avantazh londinezët në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
Pas golit Fulham u hodh i gjithi në sulm dhe në fund arriti të fitojë penallti e të ketë mundësinë të barazojë. Penalltinë e mori përsipër sulmuesi kryesor i skuadrës, Lookman.
Ai vendosi të provojë me “panenka”, por portieri Fabianski e kuptoi idenë e tij dhe nuk e la topin të tundë rrjetën. Pas këtij episodi, sulmuesi është shndërruar në shënjestër kritikash, pasi i dhuroi fitoren kundërshtarit dhe i hoqi një pikë skuadrës së tij. /abcnews.al
https://twitter.com/tdnightingale/status/1325197573301424128