VIDEO/ Pamjet e kamerës së trupit nga masakra në Pragë, momenti kur ndërhyn policia

schedule15:36 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 15:36 - 22 Dhjetor, 2023

Pamjet e kamerës së trupit të një prej forcave speciale që u angazhuan një ditë më parë në masakrën në Pragë janë publikuar në media.

BBC ka publikuar pamjet e një prej ngjarjeve më të rënda në Europë.

Pamjet tregojnë oficerët e armatosur kur futen në universitet dhe shoqërojnë studentët jashtë me duart e tyre në ajër. 14 persona u vranë dhe 25 u plagosën një ditë më parë nga të shtënat në Universitetin “Charles” në Pragë.

24-vjeçari David Kozak u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!