Një video tronditëse ku shihen dy burra duke vrarë një peshkaqen me thikë në një plazh në Florida ka shkaktuar reagime të shumta.
Dy burrat që shihen në video e tërheqin peshkaqenin dhe më pas i vendosin thikën në kokë.
Gruaja që bën videon përpiqet t’i ndalojë por nuk ia del.
Burrat përgjigjen me cinizëm se e bëjnë këtë për të ushqyer familjen e tyre dhe e godasin përsëri peshkaqenin.
Sipas legjislacionit aktual të shtetit në Florida, vrasja e peshkaqenëve nuk është e ndaluar.