VIDEO/ Pamje të rralla: Kur 13-vjeçari Ten Hag foli në emision me legjendën Johan Cruyff

schedule15:50 - 19 Janar, 2023

schedule 15:50 - 19 Janar, 2023

Në vitet ’80 Johan Cruyff kishte shfaqjen e tij televizive në “NOS” me titullin “Cruyff & CO”.

Legjenda e futbollit botëror, pak para se të varte këpucën ishte në qytete të ndryshme të Holandës duke biseduar me futbollistë të rinj, duke dhënë njohuritë e tij dhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që ata kishin.

Gjatë vizitës së tij në Ensente, ai u gjend mes një grupi prej 10 lojtarësh nga ekipet e zhvillimit të rajonit, dhe mes tyre ishte edhe trajneri aktual i Manchester United, Eric Ten Hag.

E kur diskutimi arriti deri në sjelljen e trajnerëve ndaj futbollistëve të rinj, Ten Hag ishte ai që bëri diferencën në bisedën me mendimin e tij, tmerrësisht të pjekur për moshën.

“Por ndodh shpesh që një trajner u bërtet me zë të lartë lojtarëve të tij, apo jo? Apo nuk është kështu me ty?” pyeti Cruyff me Ten Haag duke marrë fjalën dhe me një qetësi të madhe duke iu përgjigjur.

“Mendoj se një trajner duhet të jetë i kujdesshëm që të mos u bërtet shumë të rinjve, sepse me një sjellje të tillë mund të thyehet një lojtar.

Por në një nivel më të lartë, si për shembull ekipi i parë i Ajax-it, duhet të jeni në gjendje të thoni diçka më shumë. Këta djem stërviten pothuajse çdo ditë të javës. Nëse ata vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime, atëherë ju duhet të gjeni një mënyrë për t’i korrigjuar ato.”

Përgjigja e djaloshit ishte paksa e goditur me eksperiencën Cruyff, i cili e pyeti: “A do të thotë kjo që ju bëni dallim mes futbollit të të rinjve dhe futbollit profesionist?”, për të marrë përgjigjen e sigurt të Ten Haag: “Po!”.

Menjëherë më pas aktuali menaxheri i United e pyeti holandezin kryesor se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar teknikën e tij, me Cruyff që u përgjigj me theksin e tij të trashë: “Është e thjeshtë. Trajnohuni, stërvituni, stërvituni”./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!