Një vrasje tronditi kryeqytetin serb mbrëmjen e 1 nëntorit. Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga rrugicat e Beogradit dhe 37-vjeçari ndërroi jetë menjëherë. Mediat serbe kanë publikuar videon e vrasjes. Viktima dallon agresorin dhe nis vrapin për t’u larguar. Tentativa shkon dëm dhe kapo ultrasi bie pre e 6 të shtënave që i morën jetën.
Markoviç fitoi reputacion në opinionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite. /abcnews.al


