Në orët e para të së dielës, 14 janar, një vullkan shpërtheu në në gadishullin Reykjanes në Islandë.
Blogeri Bjorn Steinbekk ka postuar pamje me dron të një shtëpie duke u përfshirë nga flakët, shkruan Sky News.
Videoja e tij dramatike tregon gjithashtu një rrjedhë llave në qytetin e afërt të Grindavik, i cili u evakuua për shkak të rrezikut të shpërthimit në fundjavë.
Steinbekk tha se ishte “i shkatërruar” nga ngjarjet e së dielës, ku shpërtheu vullkani.
I am devastated by todays event. I considered not posting images that show terrible tragedy to people’s homes. I want to make it clear that if there are any news outlets out there that need free content to raise awareness, let me know, nobody should make money on this! pic.twitter.com/CaNih72v6Z
— Bjorn Steinbekk (@BSteinbekk) January 14, 2024
Shpërthimi i parë filloi në orën 8 të mëngjesit kur një çarje u hap në tokë rreth 450 metra larg qytetit. Barrierat mbrojtëse prej dheu dhe shkëmbi e shtynë llavën që në çarjen e parë larg qytetit.
Megjithatë, një çarje e dytë më pas u hap rreth mesditës, me përmasa rreth 100 metra deri në mbrëmje, dhe llava përfshiu shtëpitë./abcnews.al