Mbrëmja e sotme do të shënohet në historinë e futbollit sepse luhet finalja e Kampionatit Europian dhe është një finale mes skuadrave, që kanë pritur pafund për të ardhur deri në “Wembley”.
Italia dhe Anglia sfidojnë njëra-tjetrën nga ora 21:00 dhe pasditen e djeshme kanë kryer stërvitjet e fundit. Një episod qesharak është regjistruar nga kamerat e pranishme në stërvitjen e Anglisë.
John Stones, mbrojtësi i Manchester City shihet teksa imiton italianët, që si zakonisht janë shumë ngacmues në lojë dhe në pretendimet e tyre ndaj gjyqtarit gjatë lojës. /abcnews.al
https://twitter.com/CFCMM19/status/1413926184358981632