VIDEO/ Pa pantallona, policët gjermanë protestojnë për mungesën e uniformave

schedule09:18 - 4 Prill, 2024

schedule 09:18 - 4 Prill, 2024

Oficerët e policisë në shtetin gjerman të Bavarisë kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të protestuar për mungesën e uniformave, problem që i ka pllakosur prej disa kohësh.

Në një video të postuar në YouTube dhe në mediat sociale, dy oficerë policie,  një burrë dhe një grua në një makinë patrullimi mund të shihen duke pyetur njëri-tjetrin: “Sa kohë keni pritur?” dhe përgjigjen përkatësisht katër dhe gjashtë muaj, përpara se të dalin nga makina, pa pantallona.

“Mund të tingëllojë si një shaka për 1 prillin, por nuk është aspak qesharake. Mungesa e uniformave është e barabartë me mungesën e respektit për policinë”, tha kryetari i degës së DPolG në Bavari, Jürgen Kehlein.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme bavareze e pranoi problemin, duke përmendur problemet në zinxhirët e furnizimit për shkak të, ndër të tjera, luftës në Ukrainë dhe pandeminë Covid-19, e cila ndikoi në furnizimin e oficerëve të policisë veçanërisht me pantallona për gjatë verës për shumë qëllime.

Pavarësisht problemit, ministria tha se oficerët e policisë mund të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre duke përdorur uniforma të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!