Ballkani i Ismet Munishit vazhdon të dominojë ndaj çdo kundërshtari në IPKO Superligën e Kosovës. Dje djemtë nga Suhareka mundën me poker skuadrën e Besës së Pejës. Dygolëshat e Dakut dhe Korenicës i dhanë triumfin skuadrës së tyre.
Për tu veçuar goli i dytë i Korenicës, që çoi shifrat në 4-1. 23-vjeçari nga Rahoveci ka gjetur rrjetën me një goditje spektakolare në minutën e 81-të.
Baftiu fut një top në të djathtë të zonës së Besës e Korenica nxjerr një gol nga hiçi, duke lëshuar një “raketë” të pandalshme nga portieri i Besës. Gol i gjithi për tu shijuar nga talenti i Ballkanit. /abcnews.al