Ditën e djeshme është luajtur ndeshja miqësore mes Besiktasit dhe Sampdorias në “Vodafone Park Arena”, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Ajo që ra në sy gjatë kësaj ndeshjeje ishte goli i jashtëzakonshëm që shënoi lojtari i Sampdorias, Sabiri.
Në minutën e 37-të, pa u menduar dy herë, Sabiri ka marrë topin në mesfushë dhe ka goditur në mënyrë direkte duke shtangur portierin Ersin. Padyshim që ky mund të jetë një nga golat më të bukur parasezonal të shënuar deri më tani./ h.ll/abcnews.al
Sampdoria’s Sabiri just scored a banger from the halfway line ? pic.twitter.com/omVkIHiocA
— Uncle $harma ?️ (@RSharmzz) July 30, 2022