Policia ka vijuar me kontrollin e territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Burime nga blutë bëjnë të ditur se për të monitorurar zonat e thella pyjore po përdorin dronë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.
Ndërkohë deri më tani nuk është konstatuar me sipërfaqe të mbjella. Operacioni vijon ende.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore.
Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.
Nga kontrolleve me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.
Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.
#ShqipëripaKanabis
Shumica e tyre të fillojnë të hapen.