VIDEO | “Old Firm” ngjyroset blu, Rangers i Gerrard “pushton” stadiumin e Celtic

schedule15:57 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 15:57 - 29 Dhjetor, 2019

Është mbyllur Old Firm, një prej derbeve më të zjarrtë në botë. Rangers nuk fitonte në “Celtic Park” prej 24 tetorit të vitit 2010 që përkon me sezonin kur u fitua për herë të fundit titulli kampion. Steven Gerrard ia doli të rikthente ekipin te fitorja jashtë fushë përballë “armiqve” të përjetshëm dhe nuk u përmbajt në festime.

Diferenca me kryesuesit e Celtic ka shkuar në 2 pikë (Celtic ka luajtur një ndeshje më shumë). Dueli nisi si gjithmonë në një atmosferë elektrizuese, ndërsa emocionet ishin ruajtur për 12 minutat e fundit të pjesës së parë.

Vendasit fituan një penallti në minutën e 33-të, por gjuajtja e Ryan Christie u prit nga portieri mik. Rangers përfitoi nga momenti dhe kaloi në avantazh tre minuta më vonë. Ryan Kent mori një pas nga Barisic dhe shënoi një gol shumë të bukur.

 

Renditja e Premiership të Skocisë

 

Vendasit nuk u demoralizuan dhe ia dolën të gjenin golin e barazimit. Fati që mungoi te penallti u rikthye në minutën e 41-të, teksa topi u plas te francezi Edouard dhe përfundoi në rrjetë.

Festë e madhe në shkallë dhe të dy ekipet shkuan në pushim në barazim 1-1. Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë, të cilët shënuan golin e dytë dhe u rikthyen sërish në avantazh.

Kroati Nikola Katic, shfrytëzoi një goditje këndi, kërceu bukur me kokë në minutën e 56-të dhe shënoi golin e artë. Celtic u hodh në sulm për të evituar humbjen, por të dy ekipet humbën raste t e tyre dhe ndeshja përfundoi 1-2, pak sekonda përpara se Alfredo Morelos, golashënuesi më i mirë i ekipit të Gerrard, të largohej me karton të kuq. /abcnews.al

Celtic – Rangers 1-2
(Edouard 41′ / Kent 36′, Katic 56′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!