Kampionati rus ka rifilluar dhe Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës, i katërti në kampionat për këtë sezon. Akhmat Grozny po luan në shtëpi kundër Rostov. Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, teksa skuadra çeçenë ka barazuar ndeshjen në minutën e 49-të.
Vendasit fituan një penallti dhe goditjen e mori përsipër fieraku i kombëtares. Roshi kishte dhe fatin me vete, pasi portieri i Rostov ia doli të prekte goditjen e tij, por topi përfundoi në rrjetë dhe ndeshja u barazua.
Dhjetë minuta më vonë erdhi kartoni i kuq për Akhmat, që po luan me një lojtar më pak. Si titullar e ka nisur sfidën edhe Bernard Berisha për Akhmat, teksa skuadra e shqiptarëve po lufton për qëndrimin në elitën e futbollit rus. /abcnews.al