Fëmijët e një shkolle në Siberi, vishen në rroba banjo dhe lahen në ujërat e ngrirë. Arsyeja është që në CV-në e tyre ta kenë si dëshmi se janë larë në temperatura ekstreme.
Bëhet fjalë për 317 nxënës të një shkolle në Krasnoyarsk të Siberisë, që sipas tyre ky veprim i mban ata më të shëndetshëm dhe ua ndalë infeksionet.
Fillimisht ata futen në sauna dhe menjëherë drejt ujërave të ngrirë.
Është interesante se shumica e prindërve janë pro këtij veprimi, madje thonë se ndihen krenar me veprimin e fëmijëve të tyre që kanë në CV-të e tyre dëshmi se janë larë në ujëra të ngrirë.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq nxënësit në Sibiryachok që ndryshe njihet si Siberia e vogël.
l.k/abcnews.al