VIDEO/ Nusja lidh për qafe dhëndrin dhe e tërheq si qen në dasmë

schedule21:22 - 22 Prill, 2022

schedule 21:22 - 22 Prill, 2022

Një çift është përballur me kritika të ashpra pasi postoi një video në TikTok, ku nusja tërhiqte dhëndrin e lidhur në qafë me një rrip në ditën e dasmës. Tra Alexander dhe gruaja e tij, u martuan në fillim të prillit në një ceremoni ku morën pjesë familjarët dhe miqtë.

Ata realizuan videon që fillon me nusen dhe dhëndrin që hyjnë në dasmë. Dhëndri mban një rrip të zi në qafë ndërsa nusja e tërheq. Të ftuarit e dasmës duartrokasin, kërcejnë dhe regjistrojnë ngjarjen. Videoja nuk është pritur mirë pasi është cilësuar si raciste.

Në një intervistë me Daily Dot, dhëndri shpjegoi se po bënte një kërcim që është pjesë e një tradite familjare. Ai tha se babai i tij e do këngën “Atomic Dog” të George Clinton. “Vetë kënga do të thotë diçka për mua dhe familjen time,” tha Alexander.

Aleksandri tha se kërcimi ishte një shenjë shakaje për faktin se gruaja e tij më në fund e kishte bërë të martohej me të pas gjashtë vitesh së bashku. “Ishte për të treguar se më në fund më bëri për vete. Nuk kishte asgjë si ‘Oh, ky është skllavi im”, u shpreh ai. /abcnews.al