VIDEO/ Nuk pranoi ndarjen, 50 vjeçari shqiptar tenton të përplasë me makinë ish partneren e tij

schedule12:58 - 14 Mars, 2024

schedule 12:58 - 14 Mars, 2024

Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vriste ish partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur në Alessandria, ku ai ka tentuar të përplasë me makinë 41 vjeçaren, po ashtu shqiptare, teksa po ecte në rrugë. Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin ku 50 vjeçari ecën me shpejtësi me makinë.

41 vjeçarja ka arritur të shmanget duke kapërcyer një stol dhe 50 vjeçari ka përplasur disa makina të përkuara. Më pas ka dalë nga automjeti dhe e ka dhunuar. Në atë moment, aty pranë ka rastisur një ish polic 71 vjeçar, i cili ka ndërhyrë. Shqiptari ka tentuar të arratiset, por është kapur nga policia.

“Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë, por e ndalova sërish dhe e dorëzova tek policia që mbërriti në vendngjarje. Nëse nuk do të kisha qenë atje ai do ta kishte vrarë”, tha ish oficeri. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur pasi ata ishin ndarë disa javë më parë dhe shqiptari nuk e kishte pranuar këtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!