VIDEO/ Nuk mjafton “zgjimi” i Leao, Milan e mbyll në “paqe” me “Zikaltërit” e Gjimshitit

schedule22:36 - 25 Shkurt, 2024

schedule 22:36 - 25 Shkurt, 2024

Mund të kishte një fund më të mirë të ndeshjes. “Kuqezinjtë” e Milan sulmuan gjatë gjithë 90 minutave, por nuk arritën dot të fitonin, sfidën e javës së 26-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa mbrëmjen e kësaj të diele, barazuan me “Bergamaskët” e Atalanta, në “mitikun” e “San Siro”, me rezultatin 1 me 1.

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, teksa fillimisht topin në rrjetë e çoi “fantazisti” portugez, Rafael Leao, i cili duket se është rikthyer te forma e tij e mirë, ku ka arritur të realizojë, plot 3 gola, në 4 sfidat e fundit, ndërsa për të “vulosur” rezultatin 1 me 1 mendoi “tulipani” holandez, Teun Koopmeiners, i cili në minutën e 42’-të nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, për të siguruar 1 pikë.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” e Milan ngjiten në kuotën e 53 pikë dhe aktualisht renditen në vendin e 3-të të tabelës, me 4 pikë diferencë nga Juventus i vendit të dytë, ndërsa Atalanta e “Legjionarit” të Kombëtares, Berat Gjimshiti mbetet në vendin e 5-të të tabelës, me 46 pikë, 2 më pak se Bologna e vendit të 4-t. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Rafael Leao, 1-0

Goli i Teun Koopmeiners, 1-1