Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Nuk mbarojnë golat e fitoret”, Braçe nuk fle pa ngacmuar Tiranën

schedule09:57 - 17 Maj, 2020

schedule 09:57 - 17 Maj, 2020

Humbja e fundit në derbi, me rezultatin 5-1, zor të jetë harruar në kampin e kuq. Gjithsesi te Partizani mund të krenohen me faktin se për gati për gjashtë vite nuk njohën humbje me Tiranën rivale të kryeqytetit.

Erion Braçe, zëvendëskryeministri i vendit, kujton një prej triumfeve ndaj bardhebluve, në stadiumin “Selman Stermasi”. Shënonte Xhevahir Sukaj, sulmuesi shkodran që më pas u tregoi të gjithëve barkun, për shkak të komenteve të shumta prej mbipeshës së tij.

Për të mbetur te Braçe, para së të flinte gjumë, mbrëmjen e djeshme shkruante: “Nuk mbarojnë! Dy muaj e pak në karantinë, nuk mbarojnë golat, as fitoret! Rekordi në histori prej FK Partizani! Edhe prej djemve si Xhevahir Sukaj! Natën e mirë edhe për sot!”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CAQoO6-HM04/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!