VIDEO/ Nuk ka fitues në “Selhurst Park”, Crystal Palace e Nottingham e mbyllin në “paqe”

schedule21:25 - 7 Tetor, 2023

schedule 21:25 - 7 Tetor, 2023

Ndryshe nga spektakli i dhuruar në sfidat e orës 16:00, përballja e orës 18:30, në “Selhurst Park”, mes Crystal Palace e Nottingham Forest e vlefshme për javën e 8-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League u mbyll me rezultatin e bardhë, 0 me 0.

Sfida ishte goxha e luftuar nga të dyja skuadra, të cilët kërkuan përgjatë gjithë 90 minutëshit të ndeshjes golin e avantazhin, mirëpo “gardanët” Sam Johnstone e Matt Turner ishin në formë spektakolare këtë të shtunë duke i mbajtur rrjetat e paprekura.

Falë këtij rezultati, skuadra e Crystal Palace ngjitet në kuotën e 12 pikëve pas 8 javëve të para të kampionatit, ndërsa skuadra e Nottingham Forest renditet në vendin e 13 në tabelë, me vetëm 9 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PËRMBLEDHJEN E NDESHJES: