Villareal zhvilloi një ndeshje shumë pozitive ndaj Chelsea në Superkupën e Evropës, por dështoi nga pika e penalltive dhe trofe i madh u nis drejt Londrës.
FINAL #VillarrealGranada 0-0
¡@VillarrealCF y @GranadaCdeF firman las tablas en su estreno en #LaLigaSantander 2021/22! pic.twitter.com/BYUqosR2qr
— LaLiga (@LaLiga) August 16, 2021
Skuadra e Unai Emery ka luajtur sonte takimin e parë të sezonit të ri në La Liga. Villareal u përballë në fushë e vet me Granadan, përballje që nuk prodhoi gola.
Dominim total i vendasve, të cilët goditën edhe shtyllën, por nuk ia dolën të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të skuadrës mike, që mori një pikë me vlera.
Villareal mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 82-të. Argjentinasi Juan Foyth la ekipin me dhjetë lojtarë, gjithçka u vështirësua dhe ndeshja përfundoi në barazim 0-0. /abcnews.al