VIDEO/ Nuk i shërbeu ushqimin në kohë, klienti i uritur plagos punonjësin e fast-food

schedule19:10 - 18 Prill, 2022

schedule 19:10 - 18 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Itali, pasi një klient ka qëlluar mbi punonjësin e një fast foodi pasi nuk po i vinte në kohë porosia.

Ngjarja ka ndodhur në Peskara, ku 29-vjeçari Federico Pecorale qëllon me pistoletë 4 herë mbi një të ri domenikan, Yelfry Rosado Guzman, pasi ky i fundit nuk i kishte sjellë në kohë porosinë klientit të uritur.

Siç shihet edhe në video, klienti ka debatruar fillimisht ashpër me kuzhinierin dhe më pas ka qëlluar 4 herë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.

Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej në autostradën A14 drejt Pesaro, Urbino. Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.

E përditshmja vendase La Reppublica  shkruan se Pecorale merrte një pension paaftësie pas një aksidenti automobilistik, i cili e kishte lënë me dëmtime në kokë kur ishte 19 vjeç.

Avokati i tij  Florenzo Coletti thë për rrjetin Il Centro se klienti i tij mban armë me vete pasi ‘e tallin’ shpesh për paaftësinë e tij.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!