Ndodh edhe kështu. Portieri i Botafogos, Roberto Fernandez, nuk i mbajti dot nervat në përfundimin e ndeshjes kundër Internacionalit dhe goditi kabinetin e VAR-it. Veprimi i tij erdhi si pasojë e gjykimit të gjyqtarit dhe në shenjë proteste ai zgjodhi të godiste teknologjinë.
Ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A të Brazilit përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 0-2. Një paraqitje jo e mirë nga skuadra e Botafogos, e cila e shikon veten në vendin e 12 në renditje me vetëm 6 pikë, pas pesë ndeshjeve të para.
https://twitter.com/i/status/1299830578435547137
Sikur të mos mjaftonte humbja, në fund erdhi dhe veprimi i pamatur i Fernandezit, i cili tashmë ka bërë xhiron e rrjetit. Për portierin e Botafogos pritet dhe një dënim nga Federata Braziliane e Futbollit, ku ai rrezikon që të përjashtohet disa ndeshje. /abcnews.al