Shpesh kemi ndeshur pamje nga më të ndryshmet në futboll të cilat janë bërë virale.
Pamjet e mëposhtme vijnë nga kategoria e tretë e futbollit në Bullgari, ku ekipi vendas i Balkan Botevgard është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Belasita.
Një lojtar i ekipit vendas dëmtohet në minutën e 94-të, dhe dy mjekët e ekipit vijnë për ta marrë me barrel. Ata bëjnë të pamundurën për të vonuar lojën, dhe kështu hedhin në tokë lojtarin e tyre të “dëmtuar”. Pasi e vendosin përsëri në barrelë, njëri nga mjekët rrëzohet duke krijuar skena qesharake.
El fútbol búlgaro ?? es maravilloso ?
Cuando quieres perder tiempo y te tiras de la camilla pic.twitter.com/F6j1qZb5lF
— Fútbol Búlgaro ?? (@futbolbulgaro) May 2, 2022
Pamjet kanë filluar të bëhen virale dhe kanë thyer rrjetet sociale./h.ll/abcnews.al